Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç

Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç

Foto ilustruese

Aksidentet rrugore, vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në raportin më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me 14,3 %. 88 të tilla kanë ndodhur muajin që lam pas.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin Shkurt 2022. Shkak i aksidenteve janë bërë sjelljet e pa përgjegjshme të drejtuesve të automjeteve, ku numrin më të madh të ngjarjeve e kanë shkaktuar moshat 35 deri në 44 vjeç, të cilët në raport me një vit më parë kanë rritje me 11.1 për qind si shkaktarë të aksidenteve nga sjellja në timon.

“Aksidentet rrugore, në 81,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Në muajin Shkurt 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur në ditët e Hëna dhe të Enjte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Mërkurave.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00 duke përbërë 29,5% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Shkurt 2023

INSTAT raportoi se në dymujorin e parë të vitit 2023, numërohen 172 aksidente rrugore nga 184 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6,5%. Numri i të aksidentuarve është 242 persona nga 247 persona të aksidentuar në dymujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 19,2% të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 13,8%.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave