Aksidentet rrugore/ Eksperti në Report Tv: Ndikon keq organizimi i policisë, mua më lanë 1 muaj pa patentë... (VIDEO)

Ditët e fundit në vendin tonë janë shënuar disa aksidente ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona. Për të diskutuar në lidhje me aksidentet dhe shkaqet e tyre në vendin tonë, në studion e Report Tv ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Rrugore Gëzim Hoxha.

Hoxha ka thënë se një nga shkaqet kryesore që ndikon në shtimin e aksidenteve është mungesa e një analize të aksidenteve dhe pse këto aksidente ndodhin. Sipas Hoxhës policia mjaftohet të gjej fajtorin në një aksident dhe nuk merret me analizimin e shkaqeve apo problematikave të mjetit e të rrugës.  

Ndër të tjera Hoxha ka deklaruar se një pjesë e fajit i mbetet edhe policisë pasi sipas tij, aty ku duhet të ketë polic, nuk ka, ndërsa masat shtërnguese nuk japin efekt pasi janë të gabuara.

Gëzim Hoxha për Repor Tv ka treguar edhe një rast konkret, që i kishte ndodhur personalisht, ku policia i kishte marrë patentën për tejkalim shpejtësie. Ai ka thënë se kjo është një metodë e gabuar, pasi patenta përdoret për nevoja dhe jo për qejf. Ndërsa ndër të tjera hoxha ka thënë se për të parandaluar këto aksidente duhet të rregullohen pikat e zeza për aksidentet dhe jo vetëm të thuhen se cilat janë këto pika në rrugët e Shqipërisë.

"Është cështje organizmi. Patenten njerëzit e kanë për punë jo që ta heqi polici. Aty ku duhen policë nuk ka policë; Policia ka ligje që janë kundër shoferëve. Nëse te cojnë për komision me mire rri pa patente një muaj dhe pret patenten se sa të shkosh në gjykatë administrative. Mua më kanë hequr patenten për këtë rast. Kam qenë një muaj pa patentë për shpejtësi. Këtu për 5 km/h me shumë të heqin patentën. Në Kosovë është mbi 50 km/h , poshtë 50 km/h të vedosin gjobë." tha eksperti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 01/11/2019 15:23

    Plotesisht i drejte konstatimi i ekspertit. Kjo strukture e policise rrugore eshte vetem per te vjedhur e zhvatur leke, eshte struktura e Mitat Toles. Ne 2013 e hodhen poshte kete lloj strukture si jo eficente, ndersa ka nje vit e gjysem qe i jane kthyer serish. Kjo eshte bere per te centralizuar kontrollin e lekeve qe nxjerrin policat nga drejtuesit e mjeteve. Ndeshjimet e policise rrugore jane per te moshuarit dhe ata te urtet, te fortet si ngacmon njeri biles i nderojne. Dhe kjo ka nje arsye. Te fortet nderohen se jane shoket e shefave, se paguajne etj etj.

    Përgjigju
  • xxx: 01/11/2019 15:04

    Ne tirane behen shume kondravajtje po te shikosh te semofori tek liceu artistik nje rrumpalle nxenesit kalojne vijat e bardha me jeshile ne mes te makinave qe levizin

    Përgjigju
  • Lule: 01/11/2019 14:58

    Aq mire e ke! Per shpejtesi hiqet patenta paguan gjobe fhe hiqen piket!!! Max cdo gje ... rradha rradhe per me dale komision.. ecen ne austrade ne vendet fqinje me 130 km ore normal ketu .. uuu me standarte max 90 km ore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja