Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa

TIRANË - Pas ndryshimit të Kodit Rrugor ka pasur një rekord gjobash në rrethe të ndryshme të vendit nga Policia Rrugore. Nga ana tjetër, kemi një bilanc lufte për aksidentet, pasi vetëm 5 vitet e fundit janë 1000 viktima. Më shumë foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ eksperti Fadil Likaj.

Sipas Likajt, një nga arsyet kryesore të aksidenteve është mungesa e kulturës rrugore, veçanërisht tek drejtuesit mbi 50 vjeç. Ai sugjeron që edukimi rrugor të nisë që në moshë të re, përmes programeve praktike si ato të Bashkimit Europian, ku të rinjtë mësojnë rregullat në terren.

‘Janë mosha që nuk kanë kulturë rrugore. Në aksidente rrugore me humbje jete janë mbi 50 vjeç. Për shkak të mospasjes së njohurisë për kulturën rrugore. Komunitet të investojnë tek të rinjtë, të fusin në program praktike, siç bëhet edhe BE dalin në qytet mësojnë rregullat. Kur dalin e kuptojnë si duhet të jenë në rrugë. Nuk kanë vijëzuar akoma rrugët që kosto për bojët është shumë minimale krahasim me kostot për aksidentet. Njoftimet për arrestimet e drejtuesit nën efektin e pijeve ka dhënë efekt? Faktikisht aksidentet, shumë drejtues mjetesh zënë një numër të konsiderueshëm ata janë në efektin e pijeve alkoolike.’

Likaj nënvizoi se një pjesë e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak të drejtuesve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Shpejtësia e tejkaluar dhe rrugët që nuk përballojnë standardet moderne të qarkullimit janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm.

‘Është bashkëveprimi, kur tejkalohet shpejtësia, por nëse rruga i përgjigjet mjetit atëherë nuk duhet të kemi numër të madh. Në rrugët tona problem se nuk mirëmbahen. Në një segment rrugor duhet ndërruar tapeti asfaltit në raport me inspektimin që i bëhet. Ndërrohet tapeti vetëm kur bëhen gropa të mëdhaja.’

Likaj rekomandoi investime në infrastrukturë, si ndërtimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve në akset me densitet të lartë trafiku, si dhe përmirësimin e tapetit të asfaltit për të shmangur humbjen e kontrollit nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht gjatë natës.

‘Në akse të ndryshme ka nevojë për mbikalim apo nënkalim, por këto lloj segmente ka ardhur koha të ndryshohet tapeti i asfaltit. Nëse gjatë natës nëse nuk je drejtues i mirë mjeti mund të ketë edhe humbje kontrolli. Dhe drejtuesi pozicionohet në krahun e majtë, por kjo rrit probabilitetin për shkaktim aksidenti. Pasi nëse shkon majtas, parakalimi bëhet nga e djathta dhe kjo rrit probabilitetin për aksidente.‘

Eksperti identifikoi disa segmente rrugore si më të rrezikshmet, përfshirë atë nga Miloti në Lezhë dhe Shkodër, ku bizneset dhe daljet e shpeshta nga dy anët e rrugës krijojnë kushte të rrezikshme për qarkullimin.

‘Segmente që ka probabilitet të lartë aksidentesh janë nga Miloti në Lezhë dhe Shkodër. Kemi biznese nga dy krahët, karburante çdo 100 metër. Kemi zona të banuara dhe dalje të shpeshta.‘

Masat ndëshkuese si gjobat janë të rëndësishme, por pa investime në edukim dhe infrastrukturë, situata e aksidenteve në Shqipëri do të mbetet kritike. Një qasje e integruar që përfshin zbatimin e rregullave, mirëmbajtjen e rrugëve dhe ndërgjegjësimin publik është e domosdoshme për të ulur numrin e viktimave dhe për të përmirësuar sigurinë rrugore.

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitete kulturore sot/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'

Aktivitete kulturore sot/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'