Aksidentet rrugore, INSTAT: Në gusht humbën jetën 27 persona, 143 të vdekur në 8 muaj

Aksidentet rrugore, INSTAT: Në gusht humbën jetën 27 persona, 143 të vdekur në 8 muaj

Aksident rrugor (Foto ilustruese)

Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, numri i të vdekurve në aksidentet rrugore ishte 143 persona, nga të cilët 29 ishin femra. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të vdekurve nga aksidentet ka shënuar një rënie të lehtë me 6 persona (149 gjithsej për janar-gusht 2017).

Në Gusht 2018, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 292 që ishte një vit më parë, duke u ulur 8,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin 2018, është 1.544 duke ulur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Në Gusht 2018, aksidentet rrugore, në 81,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 7,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë