Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për aksidentin ajror në Bosnjë-Hercegovinë ku rrëzimi i një helikopteri italian shkaktoi 4 viktima. Në deklaratë, ministri Ermal Nufi shpreh ngushëllimet për familjet e prekura, si dhe mbështetje për Italinë e Forcat e Armatosura.

“Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë. 

Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit.

Në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Aksident ajror në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian gjatë ngritjes! 4 të vdekur dhe 12 të plagosur