Aksidenti, familjarët kërkojnë
portofolin e Olldashit. Humbi

Aksidenti, familjarët kërkojnë<br />portofolin e Olldashit. Humbi
TIRANE- Megjithëse prokuroria ka urdhëruar dorëzimin e të gjitha sendeve personale tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit është portofoli. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendgjarje, por edhe brenda ambjenteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN. Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës.

Pak ditë më parë, një përfaqësues i familjes Olldashi është paraqitur në polici dhe prokurori, duke kërkuar portofolin personal të të ndjerit Olldashi, por që në fakt pas verifikimeve të kryera është konstatauar se ky send nuk është shkruar në listën e provave të gjetura në vendin e aksidentit. Pavarësisht kësaj, nga ana e prokurorisë së Tiranës, ju është dhënë garanci përfaqësuesit të familjes Olldashi që do të bënin një rikontroll tjetër të provave,me shpresën e gjetjes së portofolit, në të cilin deputeti i PD Sokol Olldashi, kishte një sasi lekësh dhe disa karta elektronike bankomati.

Ndërkohë që jo më larg se 10 ditë, në makinën e Olldashit, janë gjetur telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhat të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Topë. Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për dy viktima dhe më rezultoi se personi i vetëm që kishte humbur jetën në aksidentin tragjik ishte vetëm deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje shoferin e Sokol Olldashit, si dhe rreth 7 persona banorë të zonës, të cilët kanë qënë të pranishëm në momentet e para të rrëzimit të makinës në rrëpirë.

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit