Ekuador- 12 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën nga aksidenti që pësoi autobusi që transportonte tifozët e Barcelona SC, klubi më i futbollit më i famshëm në Ekuador.
Autobuzi po shkonte nga qyteti jugor i Cuencës në qytetin bregdetar të Guayaquil, pas një ndeshje të luajur.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Barcelona Sporting Club, Jose Francisco Cevallos, me anë të një postimi në Twitter.
Me shumë dhimbje mësuam se autobusi që transportonte tifozët tanë ka pësuar aksident. Ngushëllime familjarëve.
Jose Francisco Cevallos
Sipas mediave vendase, një zjarrfikës është shprehur se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i shoferit.