Aksidenti në Kavajë që i mori jetën dy fëmijëve të mitur plagosi nën dhe fëmijën tjetër vetëm 13 muajsh tashmë ka hapur mjaft diskutim për sigurinë e rrugës.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kavajës e ka çuar në tre numrin e të ndaluarve si përgjegjës, pas dy zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti për Lekë Tushajn drejtor i sigurisë dhe cilësisë në ARRSH pasi sipas saj ai ka firmosur marrjen në dorëzim të sigurisë së rrugës e është nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Shkak i aksidentit në Kavajë ka qënë prishja e trafikndarëses dhe për këtë një ditë më parë u arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, Dritan Fejzo, drejtori juridik i ARRSH-së, dhe Bib Gjomakaj, drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)