Ka ndërruar jetë në spital 50- vjeçari A.K, i cili u aksidentua ditën e djeshme, duke lëvizur me motorin e tij, u aksidentuar nga një makinë. Mësohet se 50- vjeçari i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë, ka ndërruar jetë gjatë natës.
Aksidenti i djeshëm, ku A.K mbeti i plagosur rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshëm 20:25 pranë kryqëzimimit “Ura e Thive” në lagjen “Ndoc mazi” dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari u përplas nga një automjet tip Benz me targa “AA 299 OT”, me drejtues 50 vjeçarin L.H.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e mungesës së ndriçimit në këtë segment rrugor çka shkaktoi përplasjen e motoçikletës me autoveturën. Ndërkaq forcat e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit Benz në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO