Aksidenti i frikshëm në Lezhë, makina përplaset me karburant dhe bëhet copa! 2 persona të plagosur

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotme në Lezhë.  Dy persona mbeten të plagosur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pikë karburanti.  Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së mërkurës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin.

Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi i mjetit tip "Volsvagen", Dajan Nikolli 20-vjeç dhe pasagjeri që udhëtonte më të shtetasi Adrian Paloka 17-vjeç. Ata u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit mësohet se ndodhet në gjendje të të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Sipas të dhënave mjeti tip "volsvagen" po lëvizte në drejtim dhe drejtuesi i tij ka humbur kontrollin, duke përfunduar në piken e karburantit.

Nga të dhënat paraprake të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit