Aksidenti i Olldashit, prokuroria
heton zhdukjen e portofolit

Aksidenti i Olldashit, prokuroria<br />heton zhdukjen e portofolit
TIRANE- Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zhdukjen e portofolit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi i cili mbrëmjen e 20 nëntorit humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin e rrugës së vjetër që lidh tunelin e Elbasanit me autostradën e re në drejtimin e Tiranë.
 
Lajmi konfirmohet për A1 Report e Shqiptarja.com nga burime brenda kësaj prokurorie.

Portofoli nuk u gjet mes provave të fiksuara në vendgjarjen, e aksidentit fatal ku humbi jetën deputeti, dhe ky ishte i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit  e tij. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendgjarje, por as brenda ambjenteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.

Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës.

Ndërkohë në makinën e Olldashit u gjet  telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhat të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Topë.

Pranë vendit të njohur si Lapidari i Krrabës automjeti i tij tip benz nuk hyri në kthesë dhe u rrëzua në krahun e djathtë të rrugës.  Sipas ekspertizës autoteknike për aksidentin ndikuan mungesa e sinjalistikës dhe kushtet klimaterike duke u dyshuar edhe për një moment shkujdesjeje të vetë ish ministrit të Transporteve.  Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore saktësoi se vdekja kishte ardhur nga goditja e marrë në kokë gjatë aksidentit.

LEXO ME SHUME
Familjarët kërkuan portofolin e Olldashit


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit