Aksidenti i rëndë/ Report Tv në vendngjarje një ditë pas përplasjes! Shoferi i autobusit: Atë ditë nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes! I sekuestrohet kartela mjekësore

TIRANË- “Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, ky është rrëfimi i Agron Xhafës, shoferit 63-vjeçar të autobusit të Unazës, që të hënën u përplas me 10 automjete të tjera te kryqëzimi i Tajvanit në Tiranë, duke lënë të lënduar lehtë 10 persona.

Në momentet e para pas aksidentit, shoferi i autobusit nuk ka qenë i ndërgjegjshëm. Punonjësve të policisë që mbërritën në vendngjarje mezi u ka treguar emrin.

Shoferi Agron Xhafa përfundoi edhe vetë në spital, aty ku hetuesve mësohet se u tha se vuante nga zemra dhe diabeti. Megjithatë, kartela mjekësore e 63-vjeçarit është sekuestruar dhe pritet që shoferi të bëjë edhe një herë nga e para të gjitha analizat, për parë nëse diabeti qëndron, dhe në cilën fazë është, dhe nëse ka apo jo sëmundje të tjera nga të cilat mund të vuajë.

I vënë në pranga me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, shoferi pritet të dalë para gjykatës për t’u mësuar me masën e sigurisë

Burime nga policia bëjnë me dije se shoferi ishte i pajisur me të gjitha dokumentacionet e nevojshme për drejtimin e mjetit. Edhe autobusit, rezulton t’i jetë bërë kontrolli teknik pak muaj më parë, duke e cilësuar brenda të gjitha parametrave, por tashmë ka nisur ekspertimi autoteknik për të parë ndonjë anomali të mundshme. Në pyetje u morën 40 pasagjerë që ndodheshin në autobus dhe një pjesë e tyre mohuan që shoferi të ketë pasur probleme shëndetësore ose nuk e kanë vënë re.

Shkaku i aksidentit pritet të qartësohet nga ekspertiza, por referuar pamjeve filmike, blutë kanë bindjen se shoferi ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar autobusin, i cili del jashtë korsisë së tij dhe rrit shpejtësinë, çka çoi në gjithë këtë ngjarje. Përplasja mund të kishte rezultuar fatale për këtë vajzë, nëse nuk do të ishte kjo pemë për të ndalur makinën “Porche” që autobusi mori para. Mrekullisht shpëtuan edhe këta 4 persona

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Del FOTO/ Ky është shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin, momenti i parë kur flet me policin

1677604928_f91f0e638edd4c788e498ed941c7e14b.jpg

Report Tv sjell foton e shoferit, Agron Xhafës shoferit 63-vjeçar të autobusit të Unazës, që të hënën u përplas me 10 automjete të tjera te kryqëzimi i Tajvanit në Tiranë, duke lënë të lënduar lehtë 10 persona. Ky është një nga momentet e para pas aksidentit të rënë.

Ora 16:17
Aksidenti i rëndë në Tiranë, dëshmia e shoferit të autobusit: Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes

1677580989_06b801b2e2bc4046978ddff47715edd7.jpg

“Mbi 20 vjet drejtues autobusi, asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Ditën e ngjarjes nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, ky është rrëfimi i Agron Xhafës, shoferit 63-vjeçar të autobusit të Unazës, që të hënën u përplas me 10 automjete të tjera te kryqëzimi i Tajvanit në Tiranë, duke lënë të lënduar lehtë 10 persona.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2023 02:10

    /Hasan.../,diabeti e zemra,apo te ndjeret keq per 100 arsye,nuk njohin moshe.Njelloj mund te preket dhe nje i moshuar dhe nje djalosh i ri.Vetem mos te te rente fati.

    Përgjigju
  • toni: 28/02/2023 20:09

    bere shume mire o xhafe,,,qe shkatarrove disa makina trafikantesh droge....shembullin tend ta ndjekin shoferet e tjere te autobuzeve....amin..

    Përgjigju
  • Xbb: 28/02/2023 19:17

    Germoni e nxirreni berishist.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/02/2023 12:47

    Nuk ishte budalla shoku Enver qe i nxirrte ne pension burrat 60 vjec dhe grate 55 vjec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare