Aksidenti në Tiranë, specialistët në Report Tv: Shoferi me shumë mundësi humbi vetëdijen, s'reagoi fare! Verifikim edhe sistemit të frenimit të mjetit

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, kur autobusi i urbanit të linjës së Unazës në kryeqytet mori para 10 makina, më shumë mundësi ka ndodhur për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të mjetit.  Gerart Baka, specialist i qarkullimit, dhe Ekspert i sigurisë rrugore, Fadil Lika, thanë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv se nga pamjet duket qartë se ai nuk ka reaguar fare.

 “Kjo është një ngjarje e rëndë, duke pasur parasysh që ndodh në qendër të kryeqytetit. Fatmirësisht nuk ka asnjë pasojë.  Unë kam qenë në vendngjarje dhe ka pasur shumë kaos. Shumica e qytetarëve ishin në amulli të plotë pro shumë të tjerë ikshin të gatshëm për të ndihmuar çdokënd që kishte nevojë. Ndaj gjej rastin për t’i falënderuar. Përshtypja i parë ishte se autobusi ka ndërruar korsinë për shkak të një makinë që ishte ndaluar.  Duket sikur drejtuesi i autobusit ka humbur vetëdijen dhe nuk ka reaguar fare. Në të tilla raste drejtuesi i mjetit reagon, ndonjëherë edhe më keq duke rënduar pasojën por reagon. Këtu kemi një mosreagim total të drejtuesit të autobusit. Kjo mbetet për tu përcaktuar nga hetimi”, tha z. Baka, duke e vënë theksin edhe në faktin se autobusi ka ndërruar direkt korsinë e lëvizjes, në mënyrë të papritur.

Ekspert i sigurisë rrugore, Fadil Lika, thotë megjithatë se duhen bërë edhe verifikimet e kushteve të mjetit, sidomos sistemi i frenimit.

“Po të shikojmë duke iu referuar edhe moshës, është detyra e punëdhënësit që të kërkojnë vizitat periodike të shoferit.  Në Shqipëri por edhe në vendet e tjera, drejtuesit e mjeteve të urbanit duhet të punojnë minumimi 45 minuta pushim brenda 8-orarit të punës.  Autobusi është i pajisur me certifikatën e kontrollit teknik. Në rastin e këtij aksidenti ose është gjendja e drejtuesit të mjetit, ose problemi me mjetin, konkretisht me sistemin e frenimit. Ky autobus duhet të shkojë në laborator, të bëhet ekzaminimi i mirëfilltë nëse s’ka funksionuar sistemi i frenimit apo s’ka reaguar për ndonjë shkak drejtuesi i mjetit. Duhet të kemi edhe procesi më të fortë certifikimi për urbanët”, tha Lika.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë