Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në hyrje të qytetit të Beratit. Ora shënonte 21:57 kur një automjet, tip Fuoristradë Benz, me targa angleze po bënte manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit. Pasi bën rrotullim të plotë me shpejtësi në tentativë për drifting, Leon Simoni, 31 vjeç humb kontrollin e makinës luksoze tip Benz me targa të personalizuara angleze, dhe merr zvarrë 3 qytetarë që rrinin në atë të rrugës jashtë makinës së tyre ndalur me bllokazh pranë një karburanti.

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit kur 'Benz-i' vjen me shpejtësi dhe përplas makinën Fiat, pranë së cilës ndodheshin 3 këmbësorët që u plagosën. 

Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45 vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu 63 vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat. Të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy gratë ndodhen në spitalin e Beratit ndërsa 63-vjeçari po merr mjekim intensiv në spitalin e Traumës.

Në vendngjarje shkuan efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. Burime nga policia thanë se shoferi Leon Simoni mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, por kjo do të vërtetohet pas përgjigjes së analizave laboratorike.

Leon Simoni

 

Makina e Leon Simonit

 

 

 

Makina tip Fiat e aksidentuar

 

 

Me rreth të kuq shoferi i mjetit luksoz Leon Simoni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
VIDEO/ Momenti kur 31-vjeçari me ‘Benz-in’ luksoz me targa angleze përplas 3 këmbësorët në Berat

 

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit në Berat, kur 31-vjecari Leon Simoni që po drejtonte mjetin luksoz tip “Benz GLE” përplasi 3 këmbësorë pranë një pike karburanti.

Ora 07:46
Mori para 3 këmbësorët me mjetin luksoz, 31-vjeçari nga Shkodra shfaqet i nervozuar pas aksidentit në Berat (VIDEO)

 

Leon Simoni është 31 vjeçari nga Shkodra që bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip ‘Benz GLE’ dhe mori para 3 këmbësorë duke i plagosur rëndë. Në pamjet e para pas aksidentit, shfaqet jashtë makinës i nervozuar nga ngjarja.

Ora 07:30
Bëri spektakël në rrugë me 'Benz-in' luksoz, kush është 31 vjeçari nga Shkodra që kishte targa angleze të personalizuara

1663221533_6322b8be8b85ba.jpg

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz GLE’ me targa angleze të personalizuara është identifikuar si Leon Simoni, 31 vjeç nga Shkodra. Ai po bënte drift në rrugët e Beratit kur mori para këmbësorët dhe i plagosi rëndë.