SARANDE - Aksidenti i rëndë me 5 të vdekur, që ndodhi në Sarandë dyshohet se është shkaktuar nga makina që drejtohej nga valltari Taip Madani, që po ecte në kah të kundërt të lëvizjes së mjeteve.
Policia e Sarandës ka zbardhur detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes ku humbën jetën pesë personat: Petro Neçi, 65 vjeç dhe Kristaq Neçi, 38 vjeç është përplasur me automjetin tip “Alfa Romeo” që udhëtonte në drejtim të kundërt, me të cilën qarkullonte valltari i njohur i Konispolit, Taip Madani 67 vjeç me dy vëllezërit Feizi dhe Krenar Sulo përkatësisht 65 dhe 45 vjeç.
Sipas policisë, makina “Renault” që drejtohej nga vallatari Madani ka qenë në krah të kundërt të lëvizjes në momentin ku ka ndodhur edhe përplasja tragjike. Gjithashtu dyshohet se, të tre personat që ndodheshin në makinë ishin nën efektin e alkoolit, ndërsa valltari kishte vetëm një vit që kishte marrë lejen e drejtimit të automjetit.
Policia e Sarandës ka bërë të ditur gjithashtu se, valltari bashkë me personat e tjerë nuk mbanin rripat e sigurimit. Gjithashtu aktualisht sipas policisë, makina “Renault”, ishte me shpejtësi në momentin që ka ndodhur edhe ngjarja tragjike.
Për familjen Meçi aksidenti i djeshëm ishte i rëndë, pasi një vit më parë kishte humbur një tjetër djalë po në aksident. Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Dërmish në komunën e Dhivrit në Sarandë.
Valltari bashkë me dy vëllezërit Sulo ishin duke u kthyer nga një vdekje dhe kanë qenë me shpejtësi. Ata ishin duke udhëtuar nga qyteti i Sarandës drejt atij të Konispolit, ndërsa makina tjetër po udhëtonte nga Konispoli drejt Sarandës.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e komisariatit të Sarandës rruga ku ndodhi aksidenti kishte pak kohë që ishte ndërtuar dhe nuk ishte e pajisur me sinjalistikën e nevojshme që paralajmëronte kthesën që ndodhej urën e Bogozit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

U ankuam nga gjobat?! - NGA GENC KONDI