Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës. Një automjet që ka qenë më shpejtësi është përplasur me një mjet tjetër që vinte përballë. Si pasojë e përplasjes, një nga makinat e përfshirë në aksident ka dëmtuar dhe një makinë tjetër që ishte e parkuar.
Për shkak të aksidentit të trefishtë është bllokuar një nga koristë e rrugës.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.