'Mos u lëndoftë kush si ne', familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën në aksident protestë për drejtësi

FIER - Një 5-vjeçare u aksidentua për vdekje në fshatin Kurjan të Roskovecit në 30 qershor të këtij viti. Kur kanë kaluar dy muaj nga ky aksident tragjik, familjarët e të miturës janë ngritur në protestë përpara Prokurorisë së Fierit. Ata pretendojnë se është manipuluar ekspertiza e aksidentit dhe për rrjedhojë drejtuesi i automjetit është liruar nga burgu.

Gjyshja e 5-vjeçares, Lumturi Metohu me foto të të miturës në duar, bën thirrje për drejtësi, ndërsa dyshimet e familjarëve janë se aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Ajo thotë se ka zgjedhur të protestojë ditën e parë të shkollës edhe për të bërë një apel që të mos përsëriten raste të tjera të dhimbshme në të ardhmen. 

Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizën rrugore se kemi dyshime. Më shkon mendja na e ka vrarë me qëllim derisa ka qenë me 20 shpejtësi. E nxjirrja vetë nga burgu, jo prokuroria se s'ka ardhur në vendngjarje. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe. Nuk kemi sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacione dhe i është dhënë jo e saktë. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik. Duam drejtësi. I jemi drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeprokurores Arta Marku, por nuk kemi marrë përgjigje. Vettingu jonë janë mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë proteste sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë. 

Lumturi Metohu, gjyshja e 5-vjeçares

Gjyshi i të miturës, Azmi Metohu tha se Prokuroria po mbron autorin e aksidentit. Sipas tij, në momentin e aksidentit fatal drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe është liruar nga policia pasi i ka dalë pija.

Kam një pyetje të thjeshtë: Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dale nga policia pa e parë ne. Autori është lënë i lirë derisa i ka dalë pija. Sot është protesta e parë. Do të vazhdojmë me protesta. I bëj thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsioin. Të shkojë drejtësia në vend.

Azmi Metohu

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e 30 qershorit kur shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” aksidentoi për vdekje 5-vjeçaren e cila tentoi të kalonte rrugën në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/09/2018 12:50

    Po i je drejtuar pules se ngrire Arta Marku mos prot drejtesi, por gjume letargjik. Mxirre me emer kush eshte autori, kush eshte eksperti, kush eshte prokurori i koruptuar dhe shpreso qe te fillojne denoncimet edhe nga njerez te tjere. Ndryshe merreni drejtesine vete ne dore duke filluar nga femijet e prokurorit dhe ekspertit. Por ju paskeni frike ti thoni dhe emrat mor te mjere. Gjynah i madh shume me kete drejtesi kriminale qe kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’