Tiranë/ Aksidenti tek ‘5 Maji’ arrestohet gjyshi i 12-vjeçarit, drejtonte motorin në sens të kundërt, u përplas me autobusin

Tiranë/ Aksidenti tek ‘5 Maji’ arrestohet gjyshi i 12-vjeçarit, drejtonte motorin në sens të kundërt, u përplas me autobusin

Autobusi dhe motori

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e motorit që u përplas ditën e djeshme me autobusin e linjës së Unazës.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi i mototmjetit ishte duke lëvizur kundravajtje. Si pasojë e përplasjes, përpos dëmeve materiale u lëndua nipi i shoferit të motorit i cili ndodhej së bashku me të në mjet. 12-vjeçari i plagosur, është jashtç rrezikut për jetën

Ishte gjshi i tij i cili po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt në lëvizje.

- H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;- njofton policia. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive