Aksidenti me 2 viktima në Tiranë, Braçe: I dehur, me armë, semaforë të kuq dhe gjatë orës policore, pra thyen të gjithë rregullat! Po policia ku është?

Aksidenti me 2 viktima në Tiranë, Braçe: I dehur, me armë, semaforë të kuq dhe gjatë orës policore, pra thyen të gjithë rregullat! Po policia ku është?

Erion Braçe ka reaguar i indinjuar lidhur me aksidentin tragjik ku u shënuan 2 viktima gjatë orëve të natës në zonën e ’21 Dhjetorit’ në Tiranë. Teksa shpërndan lajmin e Shqiptarja.com, Braçe numëron të gjitha shkeljet e mjetit ‘Citrone’ që shkaktoi 2 viktima, ndërsa vetë drejtuesi  ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga shpejtësia e madhe dhe kalimi me semafor të kuq që nuk lejohet në asnjë orë të ditës, deri tek armëmbajtja dhe thyerja e orës policore, Braçe shkruan se në të gjitha këto shkelje ku është policia e Tiranës që nuk parandalon raste të tilla tragjike.

“Për qartësi:
1. Në qarkullim në orë 3.20 të mëngjesit, pra nën ndalimin e orës policore;
2. I dehur, pra i sapo çuar nga ndonjë mejhane e hapur edhe pse nën ndalimin e orës policore;
3. Me shpejtësi, pra i ndaluar në çdo orë te ditës, në orën policore i ndaluar fare fare;
4. Vijon rrugën me semafor te kuq, pra i ndaluar ta bëj në çdo orë të ditës, në orën policore nuk duhet të lëvizte fare fare;
Atëherë: Kjo është vrasje e qëllimtë e dy shtetasve! Në anë tjetër kaq shumë shkelje ligji, po policia ku është në mes të Tiranës?!
E fundit; nuk luftohet pandemia me gjasme, hem si sëmundje infektive, hem si pandemi e paligjshmërisë, hem si pandemi e vrasjeve në rrugë! PS: Ka dhe pushkë me vete-se desh e harrova; pandemia e armëmbajtjes pa leje”, shkruan Braçe

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin "21 Dhjetori", ku janë përfshirë në një aksident mjeti "Citoren" me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Postimi i Erion Braçes


Lajmi kryesor:

Aksident në Tiranë/ I dehur e me semafor të kuq, 30-vjeçari i merr jetën policit të burgjeve që natën punonte taksist e pasagjerit të tij! Autorit iu gjet një pushkë në makinë (VIDEO+FOTO)


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja