Një banor i pallatit 5-katësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi, duke treguar se është detyruar të hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar.

Ai shprehet se ka marrë ndihmë mjekësore në spital pasi i ka rënë dera në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në kushte të vështira, pasi ka mbetur pa banesë.

"E kam shtëpinë në katin e dytë dhe tani nuk kam ku të qëndroj. Më ra dera e ballkonit në kokë. Djali është në dhomën e tij dhe të të thërrasë djali e të mos kesh mundësi ta ndihmosh?! Unë u hodha nga kati i dytë. Shpëtova vetëm djalin e madh, sepse i vogli po vinte nga shkolla me të ëmën.

Dola në ballkon dhe bërtita: “O zjarrfikësit!”. Sapo erdha nga spitali, ku mora pak ndihmë mjekësore. Ku të fle unë tani? Kujt t'i bie në qafë?

Nuk e di pse ka ndodhur shpërthimi. Nuk jam ekspert për çështjet e shpërthimeve. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, di vetëm që soleta e katit të tretë ka zënë dhomën e gjumit dhe derën."-shprehu banori.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shemben dy kate! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)