Policia e Fierit ka arrestuar një 18 vjeçar pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Jensi Velia u prangos për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet shoferi tjetër, 26-vjeç.
Si pasojë e përplasjes të plagsur mbetën 4 pasagjerë dhe dy drejtuesit e automjeteve.
“Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Verbas, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç me automjetin me drejtues shtetasin F. S., 26 vjeç, u dëmtuan katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e automjeteve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. V., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi sot policia.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente





