Aksidenti me dëme mbi 260 mijë euro/ Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë në Angli

Aksidenti me dëme mbi 260 mijë euro/ Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë në Angli

Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtuesit e dy super-veturave i braktisën dy mjetet e tyre në rrugë dhe ia mbathën pasi u përfshinë në një përplasje të tmerrshme mbrëmjen e kalaur.

Policia u thërrit në vendngjarjen e përplasjes ndërmjet një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS.

Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.

Porsche i kuq me vlerë 91 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksident dhe përfundoi me një kuti salce kerri mbi xham.

Ferrari i përplasur

Ferrari me vlerë 171 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.

Jastëkët e ajrit të të dy mjeteve u hapën nga forca e përplasjes.

Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 160 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë.

Porsche i përplasur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë