Aksidenti me makinën e gjyqtares Gjoka, juristi Kara: Mesazh! Të hetohet! Tentuan të më vrasin vajzën pas dëshmisë për privatizimin e OSSH

Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA ka bërë një deklarata të fortë në “Studio Live” në Report Tv duke treguar për një "mesazh" që mori pas dëshmisë.

Kara  gjatë intervistës me gazetarin Arbër Hitaj tregon se 10 ditë pasi ka dhënë dëshmi për privatizimin e OSSH gruaja e tij në makinë me vajzën është aksidentuar.

“10 ditë pasi kam dhënë dëshmi, u aksidentua dhe do kishte humbur jetën vajza ime po të mos ishte gruaja ime. Në mënyrë të palogjikshme. Kam njoftuar ambasadorin e shba dhe Haki Çakon është hetuar dhe ende s’kam marrë përgjigje. Ishte dëshmia për privatizimin e OSSH”.

Të qëllimshëm Kara e quan edhe aksidentimin e makinës që po eskortonte djalin e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që dha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Aksidenti i makinës ku ishte djali i  Gjokës sipas juristit ishte mesazh për gjyqtaren  se ne merremi me familjen tënde.

“Unë ende nuk jam i bindur se ai ishte një mesazh që unë merrem me familjen tënde. Tani përsëri tentohet e njëjta gjë siç mu bë dhe mua. A është kjo rastësi? Të hetohet. Nëse kemi dy tre gjyqtarë do merren me këto gjyqtarë, po nëse vendosim juri çfarë do bëhet. Deri në 19 e kanë në Amerikë.  Gjyqtari duhet të jetë vetëm për procedurë atje. Avokatët nuk kanë peshë”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 29/12/2023 06:19

    Qe eshte mesazh per gjyqtaren kete e dine dhe kalamajte e jo me policia dhe sigurisht qe duhet te hetohet me patjeter. Mallkuar qofte ky kriminel salai berisha me shoket e tij qe e shkaterruan kete vend nga themeli. Me pikon ne shpirt per atdheun tim si ishte dhe si e katandisen. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës