Ishte malli për gjyshërit që jetonin në Berat, që e ktheu 18-vjeçaren Vikena Greku në atdhe, por e reja humbi jetën në aksidentin tragjik të Ura e Dajlanit. Familja Greku do ta përcjellë të renë sot për në banesën e fundit dhe do të prehet në atdhe, ndonëse prej vitesh kishin emigruar. 18-vjeçarja jetonte me dy prindërit dhe vëllanë e vogël në Gjermani dhe ishte kthyer për të takuar dy gjyshërit.

Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël kishin ndenjur me gjyqshërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për t’i marrë me vete në Gjermani.

Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferin Arbëri Xhaxhaj që drejtonte mjetin tip BMË i dehur. Ndaj të riut rëndojnë veprat penale "drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". 

Grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se i riu udhëtonte me shpejtësi 130 km/h dhe nën efektin e alkoolit, kur humbi kontrollin e mjetit mbrëmjen e 15 janarit dhe u përplas me trafik ndarësen, duke e çarë atë dhe duke përfunduar brenda një dyqani që tregtonte lule. Dyshohet se i riu nga Fieri ngatërroi korsinë e lëvizjes dhe mori rrugën e portit në vend të asaj të plazhit. Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe dy këmbësorë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Malli për gjyshërit që e rritën e ktheu në Shqipëri, 18-vjeçarja që humbi jetën te Ura e Dajlanit jetonte prej vitesh në Gjermani

1768645544_vikenagreku.jpg

18-vjeçarja Vikena Greku,e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës,jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël. Burime nga familjarë të afêrt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë,Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat,ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve,për ti marrë me vete në Gjermani. Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje. Sot,familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.