TIRANE-Është përcjellë për në banesën e fundit sot nga familjarët, miqtë dhe të afërmit 16-vjeçari Klevis Cuku,  i cili ndërroi jetë nga një aksident para dy ditësh.
 
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në rrugën “Donald Trump” në Kamëz, ku i mituri me inicialet E.P ishte duke drejtuar makinën tip Benz.
 
Ai ishte duke ecur me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me një shtyllë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi 15-vjeç, si dhe dy të mitur të tjerë, E.B 11 vjeç, K.T 16 vjeç, ndërkohë që Klevis Cuku ka ndërruar jetë.
 
Burime nga Policia e Tiranës sqaruan për Report TV se i mituri E.P i vodhi çelësat e makinës babait të tij dhe më pas mori 3 shokët e tij dhe filloi të udhëtonte në rrugët e Kamzës.
 
Të miturit nuk kishin vendosur as rripin e sigurisë në momentin e aksidentit. 


dy.b/shqiptarja.com