KUKES- Xhevahir Çuni, 23 vjeç dhe Majlinda Çuni, 23 vjeçe ishin një çift i ri të cilët për 5 muaj prinsin të bëheshin prindër, të një fëmije.

Aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm i mori jetën Majlindës, 4 muajshme shtatëzënë ndërsa Xhevahiri aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e traumës në Tiranë. 

Mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar të riun. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në fshikëzën e urinës ai i është nënshtuar dhe një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale pasi ka dëmtime në kocat e legenit.

Në spitalin e Traumës ndodhen edhe Petrit Mustafa, 26 vjeç dhe Rustem Bibaj, 24 vjeç.

Të dy i janë nënshtuar skanerit dhe mjekët thonë se janë në gjëndje të rëndë dhe nëse  mbijetojnë ato do të mbeten të paralizuar pasi kanë dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)