Mithat Biçaku, shoferi i autobusit që u rrëzua në vendin e quajtur Qershitë në Kërrabë, ka rezultuar pozitiv ndaj testit alkoolik të bërë nga policia e Elbasanit.
Biçaku i arrestuar për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” ka drejtuar mjetin në kundërshtim me rregullat e lejuara, pasi nga një kontroll i ushtruar për llogari të hetimit ka rezultuar se ai gjatë rrugës ka pirë alkool tej normave të lejuara. Në fakt nga marrja në pyetje e të gjithë personave që ndodheshin në autobus, është vërtetuar se gjatë rrugës dhe në momentin e aksidentit militantët e “Aleancës Kuqezi”, kanë festuar dhe kënduar këngë patriotike.
Të egzaltuar nga mitingu madhështor në Tiranë, militantët e “Aleancës Kuqezi” kanë vijuar festën edhe në ambientin e autobusit, duke e shoqëruar atë dhe me konsumim të pijeve alkoolike. Disa prej tyre ka konsumuar dhe drejtuesi i atomjetit Mithat Biçaku, i cili sipas burimeve pranë grupit hetimor ka kënduar së bashku me pasagjerët që ndodheshin në autobus. Mirëpo teksa ishin duke zbritur kthesat e Krrabës, nga zona e Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrolllin duke rënë 20 metra në humnerë. Autobuzi ka bërë dy saltro, por fatmirësisht personat që ndodheshin në të, kanë pësuar vetëm plagosje të lehtë dhe se asnjë nuk ka humbur jetën. Për të shmangur përgjegjësinë nga vetja, gjatë marrjes në pyetje shoferi Mithat Biçaku, ka deklaruar se një automjet “Land Rover” e kishte goditur autobusin në pjesën e pasmes, gjë e cila ka sjellë dhe humbjen e kontrollit dhe daljes nga rruga.
VERIFIKIMI NE MINISTRI
Pavarësisht se prokuroria dhe policia e Elbasanit, nuk besojnë versionin e dhënë nga shoferi i autobusit të rrëzuar në rrugën e Krrabës, grupi i hetimit ditën e djeshme i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Transporteve. Shkresa i dërgohet ministrisë me qëlllim që nëpërmjet Drejtorisë së Mjeteve të Transportit Rrugor të verifikojë dhe më pas të japë të dhëna për të gjitha automjetit tip “Land Rover” që janë të rregjistruara me targat e Tiranës. Ky verifikim sipas burimeve pranë grupit hetimor kryhet për të hedhur sa më shumë dritë mbi versionin e dhënë nga shoferi i arrestuar Mithat Biçaku. Deri në këto momente, nuk rezulton asnjë informacion që tregon se shkak i aksidentit është bërë një makinë “Land Rover”.
Një fakt të tillë nuk e vërteton as kqyrja e jashtme e autobuzit, nga ku ka rezultuar se mjeti ska pasur asnjë fërkim tjetër me automjete të tjera. Ndërkohë që alibia e shoferit rëzohet edhe nga dëshmitë e disa prej drejtuesve të mjeteve që kanë qënë shumë afër në momentin kur autobuzi është rrëzuar në greminë. Ata kanë treguar se nuk kishin vënë re asnjë automjet tip “Land Rover” në kohën kur autobuzi ka dalë nga rruga. Kaq ka mjaftuar që prokuroria dhe policia e Elbasanit të arrestojnë në kushtet e flagrancës shtetasin Mithat Biçaku, duke e akuzuar atë për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sot para gjykatës
Mithat Biçaku, 50-vjeçari nga Librazhdi pritet të dalë sot para gjykatës së Elbasanit ku do të njihet me masën e “arrestit në burg”. Kjo masë sigurimi është kërkuar nga prokuroria e Elbasanit e cila ditën e djeshme ka dërguar materialet e dosjes në gjykatën e rrethit, ku në kërkesën e saj kërkon izolimin në qeli të shoferit. Sipas kërkesës së organit të akuzës, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e autobuzit dhe për pasojë ka rezikuar seriozisht jetën e mbi 30 personave që ndodheshin në autobuz gjatë momentit të rëzimit. Vetë 50-vjeçari Biçaku, hedh poshtë çdo version të prokurorisë dhe policisë, duke këmbëngulur se shkak i aksidentit ishte bërë automjeti tip “Land Rover” dhe jo humbja e kontrollit nga ana e tij. Pritet që tashmë prokuroria e Elbasanit të administrojë në dosje dhe ekspertizën e aksidentit që ende nuk ka përfunduar nga specialistët e Policisë së shtetit.
(sg/eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com