Presidenti i shtetit Ilir Meta ka vizituar gjatë pasdites në spitalin e Traumës, nxënësit e aksidentuar sot në Skrapar.
Autobusi që po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës është aksidentuar në fshatin Vërzhezhë duke rënë nga rreth 20 metra në greminë, por fatmirësisht të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar.
Më të dëmtuar ishin 2 nga nxënësit ku njëra prej tyre u transportua në spitalin e Traumës.
Kreu i shtetit kreu një vizitë në spital duke i uruar shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpi të lënduarëve gjatë aksidentit.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com