Pas aksidentit rrugor të një dite më parë në aksin Levan-Tepelenë, në Poçem, policia ka bërë me dije se ka vendosur në pranga Bilbil Harunin, njëri prej shoferëve.

58-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e aksidentit të plagosur përveç drejtuesve të automjeteve, u lënduan edhe 2 pasagjere.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.