Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas motorin, 51-vjeçari përfundon në spital

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas motorin, 51-vjeçari përfundon në spital

Foto ilustruese

1698586164_aksident.jpg

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Librazhd – Elbasan. Makina me drejtues një 75-vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 51-vjeçar dhe si pasojë ky i fundit u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.  

"Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur "Kthesa e panoramës", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.  Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys në mes të rrugës! Disa të plagosur


B.K/M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori