Policia ka arrestuar drejtuesin e motorit i cili përplasi një ditë më parë nga pas mjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues L. Z. Për pasojë, u plagos drejtuesi i motorit A.N., 41 vjeç i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri nuk kishte leje drejtimi për motorin, ndërkaq ishte në gjendje të dehur në momentin që u aksidentua në aksin rrugor Çermë-Divjakë.
Sakaq, një 27-vjeçar me inicialet Xh.Dh., ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Çermë Porshk, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motomjetin tip "Yamaha" është përplasur me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin L. Z dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhunë në familje" shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.7%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 3367
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga, përplaset këmbësori! Dërgohet te Trauma
21 Mars, 10:46
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash! Arrestohet shoferi
20 Mars, 09:33
-
Aksident me vdekje në Patos, përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë
19 Mars, 22:43
-
Aksident gjatë orëve të natës në Fier, dy 'benz'-at përplasen 'kokë më kokë'! Plagoset një person
18 Mars, 07:15
-
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj
16 Mars, 19:35
-
Ndërtimi i varrezave, banorët kundër bashkisë Lushnjë: Terreni është argjilor, toka e papërshtatshme! Peticion me 100 firma për Avokatin e Popullit e prefektin
16 Mars, 17:46
-
Fier/ Piktori Gazmend Leka çel ekspozitën ‘Kaloi një grua’: Linjë ekologjike e shpirtit
16 Mars, 17:33
-
Vrau ish-gruan 23-vjeçare në shtëpinë e prindërve, gjykata e Fierit dënon me burg përjetë Elton Bengajn
16 Mars, 16:43
-
‘Do ju publikoj fotot dhe videot intime’, shantazhoi dy adoleshente 15 dhe 17 vjeçe, prangoset 27-vjeçari në Mallakastër
14 Mars, 10:34
-
Edhe Lushnja në festë për të mirëpritur pranverën, dje aktivitete në shkolla dhe u ndezën zjarre në mbrëmje, sonte drekat familjare
14 Mars, 09:59
-
Meta prezanton kandidatët e PL-së në Fier dhe Lushnjë: Të mbizotërojë zëri i të rinjve! Atentati i djeshëm në Tiranë, tregues i rritjes së kriminalitetit
13 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish punonjësi i Kadastrës në Lushnje, ishte në kërkim! Akuzohet se falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave
13 Mars, 14:28