Policia e Durrësit ka ndaluar sot drejtuesin e automjetit i cili një ditë më parë dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik në të cilin humbën jetën 2 persona dhe u plagosën katër të tjerë, ku ka rezultuar se ai ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.
 
Siç bën të ditur policia, në pranga ka rënë Adis  Barzezi,  28 vjeç i cili gjatë testit të alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.
Po ashtu, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Hamza Islamaj 49 vjeç, me detyrë administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti.

Kjo pasi, subjekti kontraktues nuk ka zbatuar me përpikmëri kushtet teknike dhe nuk ka zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat kanë qenë të dëmtuara.


Dje rreth orës 05:20,  në rrugën urbane kryesore Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, mjeti tip Peugeot me targa TR 4863 R, doli nga rruga ku për pasojë humbën jetën 2 pasgjerët A. S. 37 vjeç, dhe V.M. 25 vjeç ndërkohë që u plagosën B.D. 29 vjeç, O.Sh. 30 vjeç, K.K.  20 vjeç, dhe Adis Barzezi 28 vjeç.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)