ELBSAN-Një person është lënduar mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Mjeti “FIAT” me targë AA 420 GG si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar.
Drejtuesi i mjetit vinte nga shkolla Pedagogjike, por nuk arriti të frenonte dot duke hipur në trotuar dhe përplasur me betonin në një dyqan në lagjen “Luigj Gurakuqi” në qendër të qytetit.
Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Komento