Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.
Drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.
Report TV ka mundur të sigurojë dëshminë e një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, e cila rrëfen se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti.
Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit.Policia e këtij qyteti është tejet e rezervuar për ngjarjen dhe refuzon të japë informacion.
(Vajza e mitur rrëfen për Report TV dhe Shqiptarja.com momentin se si ndodhi aksidenti me 8 të plagosur)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO










