ELBASAN - Vetëm pak ditë para se të mbushet një vit nga tragjedia e Himarës, Partia Socialiste e Elbasanit ka fajësuar qeverinë Shqiptare për moszgjidhjen e cështjes së dëmshperblimeve për vajzat që i mbijetuan aksidenti tragjik të Himarës.
PS, nëpërmjet nënkryetarit të FRESSH-it Erald Zeneli, kanë theksuar se, “strukturat shtetërore e kanë neglizhuar me këtë problem ende të pazgjidhur dhe pas datës 23 qershor kur PS do të vijë në pushtet do ti japë zgjidhje këtij problemi, duke u dhënë dëmshperblimet që u takojnë familjeve të vajzave që shpëtuan nga aksidenti i Himares”.
Cështja e mosmarrjes së deëmshpërblimeve nga vajzat e mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himares ka pasur edhe më parë reagime. Kanë qenë vetë studentet të mbështetura edhe nga qeveria studentore në universitetin Aleksandër Xhuvani që nisën rrugën e tyre të protestave në kërkim të marrjes së asaj c’ka u takon.
Deri më tani disa prej këtyre vajzave kanë marë sasi të vogla parash të cilën nuk kanë denjuar për ta tërhequr duke e cilësuar “tallje” që bën kompania e sigurimeve “SIGMA” me fatkeqësinë e tyre. Përpjekjet e vajzave do të vazhdojnë deri në zgjidhje të cështjes së tyrë nga ana monetare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com