ELBASAN- Studentet e mbijetuara në aksidentin tragjik të 21 majit në Himarë mbështetur nga bashkëmoshatarë studente të universitetit “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan protestuan sërish sot dëmshpërblimin që nuk i është dhënë ende nga kompania e sigurimeve SIGMA. Protesta u zhvillua para godinës së universitetit.

Studentët e "Aleksandër Xhuvani" kanë dalë në mbështetje të protestës duke bojkotuar orën e tretë të mësimit.

Studentet thonë se SIGMA i detyrohet 150 milionë lekë të reja dhe ndonëse kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti ata ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Studentet e mbijetuara  i kanë bën apel edhe ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Berisha të ndërhyjnë pasi kanë nevojë për para për të vazhduar mjekimin.

Aksidenti i rëndë i mori jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën.

Dje Nëndrejtori i kompanisë së sigurimeve SIGMA, Lavdi Avllaj në një prononcim për “Shqiptarja.com”, u shpreh se vajzat nuk kanë pranuar të sjellin raportin mjekësor.

Studentët kërkojnë edhe mbështetjen e Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare, pasi është e vetmja agjenci që mund t'i ndihmojë, ndërsa paralajmërojnë edhe grevë urie nëse kompania nuk i jep dëmshpërblimin e merituar.

Në 22 maj të një viti më parë si pasojë e një aksidenti tragjik në Himarë humbën jetën 11 studentë të degës Gjuhë-Letërsi, të cilët ishin nisur për ekspeditë, ndërsa 26 të mbijetuarit morën plagë të rënda në këtë aksident tragjik.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)