Aksidenti në Kukës-Shishtavec më 8
shkurt, shkon në 7 numri i viktimave

Aksidenti në Kukës-Shishtavec më 8<br />shkurt, shkon në 7 numri i viktimave
TIRANE- Ka shkuar në shtatë numri i viktimave të aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Kukës-Shishtavec.
 
Petrit Mustafa ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Ushatarak. Në datën tetë shkurt, një furgon me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit, ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë.
 
Petrit Mustafa ndodhej në gjendje kome cerebrale, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
 
Gjatë këtij aksidenti humbën jetën 6 persona, ndërsa mbetën të plagosur dhe pesë persona. Tre prej të plagosurve në gjendje të rëndë ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, duke marrë ndihmë më të specializuar.

Redaksia Online
(e.s/m.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës

Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës