Një ditë më parë në Kurbin humbën jetën 3 të rinj nga një aksident me makinë, ngjarja ndodhi në fshatin Adriatik. Viktimat janë Juli Margjini 22 vjeç, Simon Kaza 20 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Report Tv ishte sërish një ditë pas aksidentit në vendin e ngjarjes.
Rruga nuk ka asnjë sinjalistikë, ndërsa shkak për aksidentin është bërë një kthesë e fortë. Makina ishte me shpejtësi, njëri nga djemtë e rinj që ishte në timon nuk arriti që të frenonte duke përfunduar në kanal.
Njëri nga banorët e zonës, thotë për Report Tv se arriti në vendin e ngjarjes në kohën kur ndodhi aksidenti, ndërsa tre të rinjtë qëndruan mbi 2 orë në kanal deri kur makina u nxor nga një ekskavator dhe zjarrfikësja preu hekurat për të nxjerrë të rinjtë nga makina. Ai thotë se kjo kthesë është bërë burim i shpeshtë aksidentesh tashmë cilësohet si ‘kthesa e varrezave’.
Unë jetoj prej 26 vitesh këtu. Kjo urë nuk është zgjeruar, për 5 metra urë kanë shkuar 5 viktima, kjo është varreza e viktimave. Kur erdha këtu gjeta 10 veta, të rinjtë nuk kanë qenë gjallë. Trupat i nxori ekskavatori, policia erdhi pas 2 orë e gjysmë. Policia dhe zjarrfikësja erdhën me vonesë. Të rinjtë e humbën jetën menjëherë, ishim shumë të dëmtuar.
Dëshmitari në zonën ku ndodhi aksidenti dje në Kurbin
Komente









