LEZHE-Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë, ekspertët e Gjeologji-Minierave dhe Emergjencat Civile kanë mbërritur në aksin Balldre-Torovicë në vendin e ngjarjes.
Ekspertët po bëjnë verifikimet në terren, ndërsa banorët shprehen se gurët janë problem. Sipas tyre gurët bien shpesh herë por jo të kësaj natyre. “Kjo vjen nga zhveshja e malit dhe përbën rrezik” thonë ata pas aksidentit. Zjarret dhe ndërhyrjet abuzive në prerjet e pemëve, kanë bërë që zona të zhvishet nga bimësia.
Dje në mesditë rënia e një shkëmbi nga lartësia e malit zuri poshtë automjetin tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre personat humbën jetën. Dy nga viktimat janë vëllezër, Edmond dhe Valentin Zefi ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji, 21-vjeçe është bashkëshortja e njërit prej tyre.
Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se gruaja e cila humbi jetën ishte shtatzënë në muajin e shtatë. Ajo po udhëtonte në shoqërinë e bashkëshortit dhe vëllait të tij në drejtim të prindërve të saj në një fshat aty pranë kur mbi automjetin e tyre ra një shkëmb i përmasave të mëdha.

Ekspertet ne vendin ku ndodhi tragjedia

(Lajmërimi i ndarjes nga jeta dhe fotot e tre viktimave)
[gallery]24188[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO