Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për aksidentin ku humbën jetën mjeku Anton Keçi dhe e bija 20-vjeçare, Bora Keçi. Ai shkruan se kjo është një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe shpreh ngushëllimet për familjarët.

“Një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme i mori jetën doktorit Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare, Bora Keçi, studente e mjekësisë. Një humbje e rëndë që ka tronditur të gjithë komunitetin. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidarizohem me bashkëshorten, djalin dhe prindërit e tij. Ngushëllime! Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, shkruan Ndreu.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident! Punonin në kampin e Gjadrit, mjeti përfundoi në kanal teksa ktheheshin në shtëpi (EMRAT+VIDEO)


P.J/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?