1688026424_lezhe.JPG

I moshuari 79 vjeçar Ndue Lleshi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëeve të marra nga aksidenti i rëndë i ndodhur në afërsi të urës së Prekanit në Lezhë. Ndërkohë djali i tij Frederik Lleshi po trajtohet në spitalin e Traumës për plagët e marra. 

Policia ka arrestuar shoferin 19 vjeçar Geldis Ndoji i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. 


Lajmi kryesor:

Aksident në Lezhë, makina me të cilën udhëtonin babë e bir përplaset nga një mjet tjetër! Ndërron jetë i moshuari, pranga shoferit 19 vjeçar (EMRAT)