4 ditë pas aksidentiti në Hidrocentralin e Qafë Mollës, ku humbën jetën tre minatorë, ka reaguar Partia Demokratike ndërsa ka bërë përgjegjës ministrin e Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi ka theksuar se ky aksident kërkon një hetim nga prokuroria.

“Tre punëtorët mund të ishin mes nesh sot, nëse Ministri i Punës do ti shqyrtonte me kujdes e përgjegjësi rrethanat, pra nëse do ta bënte si duhet punën e tij. Prokuroria duhet të hetojë dhe të bëjë drejtësi. Por para opinionit publik sot, përgjegjësi numër një për humbjen e këtyre jetëve, është Erion Veliaj”, deklaroi  zëdhënësja Laura Vorpsi.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)