Nga aksidenti i ndodhur pak ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit, mbeti e plagosur një e mitur 5-vjeç, pasi u përplas nga një mjet që po kalonte tek rruga e fshatit. Edhe pse u përmend në spitalin e Fierit, e mitura u dërgua në spitalin e Tiranës, ku sot ka ndërruar jetë.

Vajza fillimisht u deklarua e vdekur kur erdhi në spitalin e Fierit, më pas ajo është përmendur duke dhënë shenja jete dhe është dërguar në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’i mbijetojë përplasjes në asfaltin e rrugës që i shkaktoi mjeti shumë afër banesës  së saj.