Ersa Gucia 27-vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë nga një aksident që ndodhi në orët e pasdites sot në Shkodër në fshatin Zeus.
E reja e cila ishte në timon, është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës dhe ka nevojë emergjente për gjak.
27-vjeçarja u nxor pas disa orësh përpjekje nga ekipet zjarrfikëse për shkak se makina ishte dëmtuar krejtësisht.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset rëndë 27-vjeçarja, u desh tre orë ta nxirrnin nga mjeti! Të lënduara edhe 2 vajza të tjera (VIDEO)
