Aksidenti rrugor që i mori jetën 4 antarëve të një familjeje në Vlorë, eksperti Luzi tregon për Report Tv arsyet: Ja masat që duhet të merren

Pushimet e familjes Gushi, u kthyen tragjike për shkak të aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku katër antarët e famijes u shuan. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV shpjegoi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertit Luzi, makina tip ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ nnë pjesën e pasme, në anësoren e majtë.

Sipas tij më pas të dy makinat kanë dalë nga korsia e rrugës, në anën e djathtë ku janë dhe mbetjet kryesore. Ndër të tjera, eksperti tha se kur ka një ose më shumë jetë të humbura dënimi i shoferit të mjetit tip ‘Audi’  i kalon në vlerat maksimale të nenit të Kodit penal.

“Duke parë sekuencat filmike, grupi hetimor ka bërë të gjitha procedurat e nevojshme hetimore dhe do të bëhen ekspertimet autoteknike dhe teknike të ngjarjes të cilat do arrijnë në konkluzionin çfarë ka ndodhur. Por me këtë që shikoj mënyrën e goditjes së mjeteve, dëmtimeve  dhe rruga në të cilën ka ndodhur dhe po t’i analizojmë, të marrim rrugën. Rruga është segmenti rrugor Levan-Vlorë, ndër segmentet e pakta që janë në autostradë në Shqipëri. Kjo rrugë ka shpejtësi të lejuar 110, shpejtësi e rendit të lartë.

Megjithatë nga ato që janë parë deri tani, me këtë hapësirë që është 100 metra, shikojmë dëmtimet e mjeteve, të Audit nga para, ndërsa mjeti tjetër është i goditur në pjesën e prapme, në anësoren e majtë të tij. Kjo tregon që mjeti ‘Audi’ e ka goditur mjetin ‘Toyota’ në pjesën e prapme majtas. Të dy së bashku ka ndodhur që kanë dalë jashtë rrugë, drejtuesi i mjetit të markës ‘Audi’ e ka goditur këtë mjet në korsinë e krahut të djathë ku janë dhe mbetjet kryesore.

Për shkak të shpejtësisë që zotëronte mjeti ‘Audi’ e cila është më e lartë se mjeti ‘Toyota’, të dy mjetet kanë dalë dhe kanë humbur jetën gjithë familja. Shpejtësia ka qenë mbi normat e lejuara. Kur ka një ose më shumë jetë të humbura dënim i kalon në vlerat maksimale të nenit të Kodit penal”, u shpreh eksperti.

Në lidhje që të ulet numri i aksidenteve dhe parandalimi i tyre, eksperti Luzi thotë se duhet të ndryshojë skema e qarkullimit. Një sugjerim vjen nga eksperti, sipas të cilit kamionët duhet të lëvizin natën . pasi krijojnë trafik dhe bëhen burim aksidentesh.

“Duhet ndryshuar diçka në skemë. Komiteti i Sigurisë Rrugore i cili varet nga Kryeministria duhet të ndryshojë. Një sugjerim, marrrim rrugët që bllokohen. Rruga nga Thumana deri në Vlorë çdo ditë është e bllokuar. Po të kalosh në këtë rrugë do gjesh me qindra kamionë që qarkullojnë gjatë ditës. Këto mund ti bësh me orare të caktuar. Nëse veturat lëvizin ditën ato mund të lëvizin natën.  Këto mund t’i bësh me orare të caktuara. Duhet të ndalohen në një periudhë kohore. Kodi rrugor thotë që një mjet i avashtë duhet t’i hapë rrugë mjeteve më të shpejt. Kodi Rrugor thotë që ai është i detyruar të të japë ty të drejtën të kalosh”, vijoi eksperti Luzi.

Ndërkaq, sipas ekspertit shkak i aksidenteve vijon të mbetet shpejtësia e lartë apo parakalimet e gabuara.

“Shpejtësia kap pjesën më të madhe të këtyre aksidenteve, gati 82-85%. Pastaj janë parakalimet e gabuara, mosmbajtja e krahut. Janë minimizuar shumë këto aksidentet për shkak të pirjes së oijeve alkoolike. Janë minimizuar sepse kanë kaluar si vepër penale. Një person që kapet në gjendje të dehur kalon për ndjekje penale. Arrestohet dhe i çohen dokumentet në Prokurori dhe Gjykatë”, tha eksperti.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat