"Nga informacioni paraprak qe ka policia rrugore është humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, karakteristikat e rrugës janë të tilla, janë rrugë rurale që lidh rrugën nacionale Çorovodë-Berat me një fshat që quhet Vërzhezhë.Rruga ka nje pjerrësi të kosniderueshme 10 %, kthesa të forta dhe mungon sinjalistika. Ka një humbje vëmendje, rruga ka një kthesë shumë të fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen. Pas deklarimeve qe organi i prokurorisë do të marrë, ai do të na tregojë se cfarë ka ndodhur. Paraprakisht policia ka arritur të marrë deklarimet e nxënesëve për të parë nese drejtuesi i mjetit ka përdorur celularin apo jo, pasi të gjithë e dimë që celulari është një vrasës që e kemi të gjithë në xhep. Të gjitha këto element do ti sqarojë dinamika e aksidentit deh akti i ekspertimit që do ta bëjë organi i prokurorisë.Fatmirësisht ka vetëm 2 të plagosur, që janë pak më rëndë se të tjerët, një tek Trauma në Tiranë dhe një tjetër në spitalin e Beratit, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme janë larguar për në shtëpi. Na mbetet për të verifikuar kushtet teknike të mjetit, pasi në kontrollet paraprake,gjatë kontollit të dokumentacionit mjeti ka rezultuar pa kontroll teknik. Sipas drejtuesit të mjetiti, tha që mjeti i cili duhej të transportonte nxënësit ka pasur një mangësi dhe për këtë shkak ka përdorur një mjet tjetër dhe këtu nis shkelja.", shprehet Tola.
Ndërsa përsa i përket filmimeve ku duken gomat e minibusit duken të sheshuara, gati gati skarco, drejtori Tola shprehet: " Kjo është pjesë që i takon një hetimi më i hollësishëm i mjetit. Nga një kontroll paraprak drejtuesi i mjetit nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërkohë qe pjesa e gomave, e frenimit të mjetit do shikohen me kujdes, pra presim të dalë ekspertiza e plotë kontrollit të mjetit.
Ne si polici kemi kërkuar pajisjen e mjeteve që transportojnë nxënës të pajisen me elementët e domosdoshëm mbrojtës, kemi kërkuar të pajisen me kamera, nga brenda dhe jashtë. Për të pasur një pasqyrë më të qartë të drejtuesit të mjetit.
Policia rrugore ushtron kontrolle, a i sigurojnë fëmijët, a janë të dehur dhe mbi te gjitha nese kanë licensë të posaçme.
Është i përcaktuar në automjet, se sa është i lejuar numri i fëmijëve."
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO








