SARANDË- Mungesa e tabelës së kufizimit të shpejtësisë dyshohet se është një nga shkaqet e aksidentit në Qafë Botë. Kamera e “A1 Report” është rikthyer në Grykën e Bogazit në aksin rrugor Konispol- Sarandë, ku u shënua aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e pesë personave.
Eksperti inxhinier Spiro Koromani flet për mungesën e sinjalistikës në këtë aks rrugor.
“Krahu i djathë me anë Konsipol në drejtim të Sarandës ka mungesë të tabelës orientuese të domosdoshme, ku ka kufizime shpejtësie deri në 60 km në orë. Drejtuesi i mjetit e ka kaluar shpejtësinë normale", tha Koromani.
Manxhar Elmazi, i afërm i njërit prej viktimave ka qenë ndër personat e parë që ka shkuar në vendin e aksidentit. Ai shfaqet i dëshpëruar që nuk mundi të shpëtoi asnjë prej viktimave. “Të shpëtonim njërin, të dilte një i gjallë të paktën. Ambulancë s’kishte. Erdhi djali nga fshati, por deri atëherë..”, shprehet Elmazi, ndërsa rrëfen momentin kur u afrua tek makina tip “Renault”, brenda së cilës ndodhej valltari i njohur Taip Merdani dhe dy vëllezërit Feizi dhe Krenar Sulo.
Një nga familjarët e vëllëzërve Sulo denoncon para kamerave humbjen e 70 mije lekëvë të reja dhe disa sendeve me vlerë që i përkisnin Krenar Sulos, njërit prej pesë viktimave të aksidentit tragjik.
“Një nga kufomat, një nga xhaxhallarët e mi kishte 700 mijë lek, ia morën nga xhepi”, thotë ai për “A1 Report”.
Në Grykën e Bogazit, të afërm të viktimave kanë vendosur buqeta me lule.
Shkaqet e aksidentit të rëndë sipas ekspertëve janë përdorimi i alkoolit nga ana e drejtuesit të automjetit, shpejtësia e madhe, mungesa e sinjalistikës dhe mospërdorimi i rripave të sigurimit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Aksidenti te Gryka e Bogazit