Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Familjarë, miq, tifozë, sportdashës dhe figura të njohura të sportit u mblodhën pranë stadiumit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar kujtimin e tij. Të pranishmit shprehën dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e të ndjerit, ndërsa vlerësuan kontributin e Fatjon Bunjakut në futboll dhe shembullin që ai la pas si sportist dhe qytetar.

Atmosfera ishte e mbushur me emocione, ku qindra qytetarë vendosën lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.


Lajmi kryesor:

Tragjike/ Ndërron jetë në aksident Fatjon Bunjaku, futbollisti i AF Elbasanit ishte 22 vjeç! Klubi: Sot në orën 19:00 homazhe në 'Elbasan Arena'