Dy turistët italianë vdiqën në aksident, pezullohet Shefi i Policisë Rrugore Sarandë! Nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Vlorë

Dy turistët italianë vdiqën në aksident, pezullohet Shefi i Policisë Rrugore Sarandë! Nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Vlorë

Foto ilustruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë, pas aksidentit në aksin Sarandë-Ksamil që i mori jetën 2 të rinjtë turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë.

Policia ka pezulluar Shefin e Policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në reagim për mediat thuhet se do të hetohen edhe drejtues të policisë rrugore  "për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve"

Në aksin Sarandë-Ksamil ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, është ngritur një grup hetimor për të nxjerrë përgjegjësit. “Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën.

Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa adoleshentët që drejtonin mjetin tip Benz ishin duke shkuar në Ksmail nga Saranda.

Ka qenë një devijim i gabuar i 17-vjeçarit pa patentë i cili i ka prerë rrugën motorit tip ‘Honda’ Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjec qe ishte pasagjer kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.


Lajmi kryesor:

Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore


G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen