Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore

SARANDË- Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme, 24 gusht 2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Policia e Shtetit njoftoi se është pezulluar nga detyra nënkomisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Rr. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’. Automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ndërsa 17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.  

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Pushimet iu kthyen në tragjedi, një nga viktimat e aksidentit në Sarandë kishte festuar ditëlindjen pak para aksidentit fatal

Dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.

Vincenzo Tizzano, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por edhe për të festuar ditëlindjen tij.

Pak para së të humbiste jetën, bashkë me mikun tij Domenico Gritto, Tizzano kishte festuar ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.

 

Ora 18:29
Si ndodhi aksidenti në Sarandë, 17-vjeçari me shpejtësi në kthesë doli në kahun e kundërt e përplasi motorin me 2 turistët italianë

1692894655_vlore.jpg

Një aksident i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano në orët e para të mëngjesit sot në Sarandë. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, i cili nuk kishte patentë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.

Ora 16:05
FOTO/ U përplasën për vdekje në një aksident në Sarandë, kush janë 2 turistët italianë

Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humben jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar foto të 2 turistëve që humbën jetën.

‘Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital.’- shkruan media italiane.

Ora 15:21
Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari! Drejtonte mjetin pa patentë

1692868589_aksidentsarande.jpg

Sarandë, arrestohet 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit. 17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Ora 12:21
Dy turistët italianë vdiqën në aksident, pezullohet Shefi i Policisë Rrugore Sarandë! Nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë, pas aksidentit në aksin Sarandë-Ksamil që i mori jetën 2 të rinjtë turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë.

Policia ka pezulluar Shefin e Policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në reagim për mediat thuhet se do të hetohen edhe drejtues të policisë rrugore  "për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve"

Në aksin Sarandë-Ksamil ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, është ngritur një grup hetimor për të nxjerrë përgjegjësit. “Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën.

Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa adoleshentët që drejtonin mjetin tip Benz ishin duke shkuar në Ksmail nga Saranda.

Ka qenë një devijim i gabuar i 17-vjeçarit pa patentë i cili i ka prerë rrugën motorit tip ‘Honda’ Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjec qe ishte pasagjer kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.

Ora 11:30
Aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen 2 turistët italianë që humbën jetën nga përplasja fatale me 'Benz-in'

1692868655_1313.jpg

Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy turistët italianë që humbën jetën në saj të aksidentit tragjik në Sarandë. Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Ora 11:19
FOTOT/ Aksidenti tragjik në Sarandë ku vdiqën italianët, dalin pamjet! ‘Benzi’ i drejtuar nga adoleshentët i shkatërruar, përplasja e fortë

 

Report Tv ka siguruar pamjet e mjetit që u përplas me motorin ku ndodheshin dy viktimat e aksidentit në Sarandë me shtetësi italiane. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë ndërsa ‘Benzi’ pothuajse është shkatërruar në pjesën para.

Policia deri më tani ka identifikuar vetëm një 24-vjeçar italian që ka ndërruar jetë, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe viktima tjetër është italian. Mjeti që drejtohej nga adoleshentët i preu rrugën motorit tip ‘Honda’.

Ora 10:54
Aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy turistët italianë, Report Tv siguron pamjet ekskluzive pak minuta pas përplasjes së motorit me mjetin

 

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive pak minuta pas aksidentit të rëndë në Sarandë ku vdiqën dy italianë dhe u plagosën 2 të mitur.

Këto janë pamjet pak minuta pas përplasjes fatale mes motorit dhe mjetit që drejtohej nga adoleshentët.

Motori me të cilin lëviznin dy turistët italianë nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një Mercedes Benz që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit,  por është gjetur në kahun e kundert çka dyshohet se I ka prerë rrugën motorin Honda. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Deshmitaret ne oret e para te mengjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ora 10:19
Aksidenti tragjik në Sarandë, Report Tv siguron pamjet! Trupat e viktimave poshtë makinës, si ndodhi përplasja

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi ku vdiqën 2 turistët italianë dhe u plagosën dy të mitur. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv përplasja e mjetit të drejtuar nga 17-vjeçari me pasagjer një 16 vjeçar dhe motorit me 2 italianët ka qenë  e fortë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në vendngjarje ende janë trupat e viktimave poshtë makinës. Turistët lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit devijimi i korsisë nga Mercedes Benz.   Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit,  por është gjetur në kahun e kundërt! Dëshmitaret ne orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Dy trupat e viktimave të copëtuara.  Ne drejtimin e Benzit një 17 vjeçar, pa patente.

Ora 09:17
Aksidenti në Sarandë ku vdiqën dy italianët, policia jep detajet: Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar

1692625260_policiaelbasan.jpg

Policia ka dhënë detajet nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë sipas burimeve për Report Tv. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarand

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Giuseppe: 25/08/2023 14:12

    Sot në mëngjes u ktheva në Itali nga pushimet e mia në Shqipëri në Sarandë dhe 12 orë më vonë kalova pranë vendit të aksidentit tragjik ku humbën jetën të pafajshëm dy djem italianë, të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë për disa ditë pushime. Erdha me një motor me vajzën time. Në këto dy javë pushime kam parë shpesh të rinj që ngasin makina me motor të lartë që të jepnin përshtypjen e të miturve. Përveç policisë rrugore, pyes veten se si babai dhe nëna e atyre djemve mund t'i besojnë një makinë duke e ditur se ata nuk kanë patentë dhe nuk mund t'i drejtojnë ato makina. Si ndihen të qetë duke e ditur se mund të vrasin njerëz për ngarje të pakujdesshme, ose mund të bëhen viktima të aksidenteve rrugore të tyre. Para ligjeve ata do të duhet të mendojnë edhe për ndërgjegjen e tyre dhe përgjegjësitë e tyre prindërore para ligjit dhe përpara Zotit.Shpresoj që vdekja e këtyre djemve të varfër të paktën të shërbejë si një mësim për të ardhmen që një tragjedi e tillë që mund të ketë është shmangur nuk do të ndodhë më kurrë. Përshëndetje Jozef

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 25/08/2023 05:26

    Te arrestohen edhe prinderit e atij djalit qe ikte me benx si i shkalluar ne burg zagaret familje banditash...

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2023 01:06

    16 vjec ketu ku jetoj une lejohesh te marresh patente se quhesh i pergjegjshem mjaftueshem,por ne Shqiperi quhesh i pjekur per maskarrelleqe qe kur mbush 12 vjec,per logjike e arsyetim te sakte te duhen dhe nja 10-20 vjet qe te piqesh dhe prape nuk ka garanci./Shalqine/ si keta te dy qe po ngisnin Mercedesin pa patente e me shpejtesi ne 3 te mengjesit duhet t'i provosh se me te shumtit dalin kunguj fshati.Mendoj qe pezullimi dhe hetimi i policeve ne kete rast nuk eshte i drejte.Ke do te pezulloni e hetoni kur policet te zevendesohen me kamera? Duket me shume si sakrifica per t'i mbyllur gojen opinionit e mediave italiane qe pas ngjarjes se restorantit do te kene nje /field day/ tani.Perse nuk arrestoni babain e shoferit per mungese pergjegjesie?Para ca ditesh ne U.S gjyqi denoi nenen e nje femije qe plagosi mesuesen,kurse ketu jane vrare dy vete,perse nuk eshte arrestuar babai?!

    Përgjigju
  • toni: 25/08/2023 00:02

    Si mund te lejosh minoren ti japi makines? Policia fle gjume sidomos ne zona ku ka me shume levizje dhe trafik dhe ne periudhen ku eshte piku i sezionit turistik. Familje pa taban injorantesh se lejojne femijet e tyre te rrine rrugeve

    Përgjigju
  • doni: 24/08/2023 16:17

    kjo eshte shqiperia e edi rames...nje katastrofe e vertete..

    Përgjigju
    • A. N.: 24/08/2023 16:53

      Eshte albanistani yne dhe jo vetem i piktorit. Jemi ne te paret qe i shohim ne timon te dehurit, te droguarit, kriminelet, adoleshentet dhe nuk i denoncojme sepse i jemi dorezuar ketij sistemi mafioz qe ka zene cdo hallke.

  • Mario: 24/08/2023 15:36

    Ajo qe te ben pershtypje eshte qe dy adoloshent, 17 dhe 16 vjec ngasin makinen mercedes ne 3 te mengjesit pa patente. Ketu duhen hetuar edhe familjaret qe femijet e tyre ne kete moshe rrine rrugeve me makina.

    Përgjigju
    • Or tej: 24/08/2023 16:30

      Njoh sa te duash 16 vjecare qe ja japin makinen prinderit apo gjysherit per te levizur neper rrugica ne prezencen e tyre ngaqe nuk ka shtet qe i denon or teeeejjjjj

  • Grupi: 24/08/2023 15:29

    Kultura per te zbatuar ligjin dhe mos pasja frike nga zbatimi i tij sjell keto pasoja. Prokuroret dhe gjykata blihen me para, policet jane bere ordinere fare te imiplikuar ne trafik droge dhe paligjshmeri te tjera. Ky eshte problemi, mungesa totale e shtetit. Aksidentet ndodhin, por ketu nuk mban askush pergjegjesi.

    Përgjigju
  • paus: 24/08/2023 14:57

    adoleshent? mas kesaj tragjedie po u merrken fallce ndeshkimesh? adoleshent te familjeve te pasura me makina te medhonja shef rrugeve sa te duash po ka faj kush ka faj qe vendosin drejtor policie qe nuk dn as nga lidhet gomari shkret

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/08/2023 14:34

    Nuk ka shtet e as pushtet, por ka krim në kokë !

    Përgjigju
  • Ladi: 24/08/2023 14:31

    Po pse kur vdesin shqiptare ne aksidente nuk shkarkohet asnje drejtues???

    Përgjigju
    • Miri: 24/08/2023 23:50

      A ka ndodh ndonjehere rast si ky: 2 minoren qe drejtojne mjetin pa patent ne 3 te mengjesit??? Ska te beje italian o gjerman eshte rast i paprecedente!!!!

    • Diku: 24/08/2023 15:13

      As jeta e Italianëve nuk vlen, e bëjnë sa për të thënë që shiko si jemi ne.

    • Or tej: 24/08/2023 14:55

      Shqiptari nuk vlen fare or teeeejjjjj

    • Zeni: 24/08/2023 14:38

      Sepse jeta e shqiptarit nuk vlen aq sa italianit ortejjjjj

  • Himarioti: 24/08/2023 14:13

    U beme namin italianeve se pse disa kalamnj nuk paguan faturen tek nje biznes ne Berat qe nuk paguan taksat, nderkohe kalamnj shqiptare neper rruge qe bredhin me Mercedes dhjetera mijera eurosh dhe askush nuk ben asgje. Ku po shkojme o popull!!!!! Familja e atij bastardit duhet shpronesuar dhe ti merret cdo gje ne posedim dhe ai spurdhiaku duhet tranferuar ne itali per gjykim! Ju dhjefsha territorialitetin! Zgjohuni!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 24/08/2023 13:40

    Po' lexoj pezullime e shkarkime policesh.Asnje pergjegjesi nuk Kane.Nuk mund te rrije Polici roje per cdo makine.Fajtor Jane:-Shkaktari i aksidentit,minorenni,-pronari i makines,(babai,vellait,mami) qe i Kane lene mundesine minorenni pa' patente te guidoje ,te Dale ne rruge ,Duke shkaktuar vdekje.Kjo eshte "vrasje me dashje",Jo thjesht aksident

    Përgjigju
    • Emigranti: 24/08/2023 22:02

      Ne Shqiperi kane ngelur vetem kokcepat. Hahaha.

    • Emigrante: 24/08/2023 14:13

      Kane faj qe c'ke me te. Sa u ktheva dje nga Saranda. Gjithe rruga tmerr, njerez qe ecin si kafshe me makina..edhe jane pothuaj te gjithe keta me makina te medha e shtrenjta e me xham te zinj. Nga Orikum deri ne Ksamil mund te kem rrezikuar 5-6 here perplasje per faj te kokcepave me xhama te zinj.

  • Fshati: 24/08/2023 13:39

    E ka fajin, policia, e ka fajin familia, gjithkush ka faj. Fatekeqesisht ne ne familie apo ne kafene shesim mend se jemi te forte, jemi te sgjuar, nuk kemi frike ligjin, ligji eshte per ata te mbaruarit, et etj. Dhe ky 17 vjeçari vetem se nuk ka deshire te jete nje budalla qe i trembet ligjit.

    Përgjigju
  • Kastriot: 24/08/2023 13:26

    Ku esht ministri balla ortej aj esht spiuni udbs

    Përgjigju
  • Gazepi: 24/08/2023 13:26

    Ha ha ha mjre ata qe vdiqen se policia eshte ne hije duke prit ndonje mjet pa targa ti marre ndonje evro. Po Taulanti ku eshte apo ka gjet ndonje portofol dhe po ben takimin e rradhes me policet rilindas

    Përgjigju
  • dori: 24/08/2023 13:23

    Neper rrethe si ne jug e veri kjo pune eshte e perditeshme adoleshnete i shikon ne timon dhe policia nuk vepron.....ky qelbesire me gjith te atin duhen te kalben ne burg se kane bere krm te rende.

    Përgjigju
    • Tani: 24/08/2023 23:55

      Ke te drejte! Si mund ta le familja i ati ti japi makines ne kete moshe? Meritojn bashke te dy burg perjete!

  • shqiptar: 24/08/2023 12:49

    Kur ndodhesha ne korrik ne Ksamil policia nuk kishte prezencen e duhur. Shpesh kalonin automjete me shpejtesi sketerre ne mes te Ksamilit qe duhej tu hiqej patenta ne vend, te frikshem!!! Ndersa ne ne nje lagje ku nisha vendosur me familje nje kalama sillej verdalle me nje makine SMART pa piken e kujdesit! Mire policia eshte cope cope po a kane prinder keta ciliminj!?

    Përgjigju
  • Danja52: 24/08/2023 12:49

    Duhet të futet posht makinës koka e babait.....

    Përgjigju
  • minushe: 24/08/2023 12:07

    te denohen me burg dhe te mos i japin makines per 10 vjet keta lloj adoleshentesh....

    Përgjigju
  • Turi: 24/08/2023 11:49

    Ske ca ben se ndodhin dhe ne itali keto gjera. Zoti i marte ne parajse viktimat dhe zoti te ndihmoj keta kalamaqer qe ske ca u thua me. Mjer ke ze halli se na fcb behemi te gjithe mendjedhinje

    Përgjigju
  • Bim: 24/08/2023 11:47

    Duke njohur prinderit shqiptar sigurisht qe edhe i ati ka faj se ja ka dhene makinen per ta perdorur

    Përgjigju
  • Alb: 24/08/2023 11:39

    Ka baba qune.

    Përgjigju
  • Tironci: 24/08/2023 11:14

    Ça behet ne kete vend, turp për prindërit e të miturve në 3 të mëngjesit 17 vjecaret duhet ti mbajnë në shpi,,pastaj makina në dorë të të miturve kush ja ka mësuar makinën?një I rritur I "zgjuar shume",turp fshatar ordiner

    Përgjigju
  • adi: 24/08/2023 11:04

    per mua ai 17 vjeci meriton MINIMUMI 40-50 vite burg. mos te them perjetesisht aty te kalbet.

    Përgjigju
  • jetnor: 24/08/2023 11:03

    Shume e turpeshme sepse ne keto zona perdorimi i automjeteve nga adoleshente dhe te tjere pa patente eshte e vazhdushme dhe per kete sigurisht qe fajin e ka policia.

    Përgjigju
  • timi: 24/08/2023 10:40

    shqiperia duhet te rithemelohet nga themelet turp i botes

    Përgjigju
    • agron l: 24/08/2023 11:38

      fiks

  • Agron: 24/08/2023 09:36

    Nuk paska dal ministri balla te bej ndonje deklarate ????se kur gjen policia ndonje portofol apo kur kalon ndonje plak te vizat e bardha del me vrap ministri dhe komenton,po tani qe nje legen pa patende qarkullonte me lejen e policise se partise dhe i mori jeten dy te pafajshmeve ku eshte ministri ???

    Përgjigju
    • I njohuri: 24/08/2023 17:20

      Mos fol më se è prish

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur